sábado, 5 de janeiro de 2013
Letra e Dashurisë së Atit
Thirrja e Zemrës së Atit nga Zanafilla deri tek Zbulesa
Fëmija im...
Ndoshta Ti nuk më njeh, por unë di gjithcka rreth teje …Psalmi 139:1
E di kur ti ulesh dhe kur ti ngrihesh …Psalmi 139:2
I njoh mirë të gjitha rrugët e tua …Psalmi 139:3
Madje di edhe numrin e flokëve në kokën tënde …Mateu 10:29-31
Pasi ti u bëre në imazhin tim …Zanafilla 1:27
Në mua ti jeton, lëviz dhe ke ekzistencën tënde …Veprat e Apostujve 17:28
Ti je fëmija im …Veprat e Apostujve 17:28
Të kam njohur që përpara se të lindje …Jeremia 1:4-5
Të kam zgjedhur ty që kur planifikova krijimin…Efesianët 1:11-12
Ti nuk ishe një gabim, pasi gjithë ditët e tua janë shkruar në librin tim …Psalmi 139:15-16 Unë caktova kohën e saktë të lindjes tënde dhe vendin ku do të jetoje …Veprat e
Apostujve 17:26
Ti je krijuar në mënyrë të mrekullueshme …Psalmi 139:14
Të formova në barkun e nënës tënde …Psalmi 139:13
Dhe të solla në jetë në ditën e lindjes tënde …Psalmi 71:6
Më kanë keqprezantuar ata që as nuk më njohin …Gjoni 8:41-44
Nuk jam i largët dhe zemërak. Unë jam shprehja e plotë e dashurisë …1 Gjoni 4:16
Madje është dëshira ime të derdh dashurinë time në ty …1 Gjoni 3:1
Thjesht sepse ti je fëmija im dhe unë jam ati yt …1 Gjoni 3:1
Unë të ofroj më shumë se c’mund të të ofronte ati yt tokësor …Mateu 7:11
Sepse unë jam Ati i përkryer …Mateu 5:48
Cdo dhuratë të mirë që ti merr, vjen nga dora ime …Jakobi 1:17
Sepse unë jam siguruesi yt dhe plotësoj gjithë nevojat e tua …Mateu 6:31-33
Plani im për të ardhmen tënde ka qënë gjithmonë plot shpresë …Jeremia 29:11
Sepse unë të dua ty me një dashuri të pashterrshme …Jeremia 31:3
Mendimet e mia për ty janë aq të panumërta sa kokrrizat e rërës ...Psalmi 139:17-18
Dhe unë gëzohem për ty me britma gëzimi …Sofonia 3:17
Kurrë nuk do të ndaloj duke të të bërë mirë…Jeremia 32:40
Ti je thesari im i cmuar …Eksodi 19:5
Unë dëshiroj të të jap begati me gjithë zemrën dhe shpirtin tim …Jeremia 32:41
Dhe unë dua të të tregoj ty gjëra madhështore dhe të mrekullueshme …Jeremia 33:3
Nëse më kërkon me gjithë zemrën tënde, do të më gjesh …Ligji i Përtërirë 4:29
Gjej gëzimin tënd në mua dhe unë do të plotësoj dëshirat e zemrës tënde …Psalmi 37:4
Sepse unë jam ai që t’i ka dhënë këto dëshira …Filipianët 2:13
Unë mund të bëj gjëra që janë përtej imagjinatës tënde …Efesianët 3:20
Sepse unë jam ngushëlluesi yt më i madh …2 Thesalonikasve 2:16-17
Jam gjithashtu Ati që të ngushëllon ty në të gjitha shqetësimet e tua…2 Korintasve 1:3-4
Kur je i lënduar, unë jam pranë teje …Psalmi 34:18
Ashtu si bariu kujdeset për qengjin e tij, ashtu edhe unë të kam mbajtur pranë në zemrën time …Isaia 40:11 Do të vijë një ditë kur unë do të fshij cdo lot nga sytë e tu …Zbulesa 21:3-4
Dhe do të largoj tutje cdo dhimbje që ti ke vuajtur në këtë tokë …Zbulesa 21:3-4
Unë jam Ati yt, dhe unë të dua ty ashtu si dua birin tim, Jezusin …Gjoni 17:23 Dashuria ime për ty u shfaq me Jezusin …Gjoni 17:26
Ai është përfaquesi i vërtetë i qënies time …Hebrenjve 1:3
Ai erdhi të të tregojë se unë jam me ty, jo kundër teje…Romakeve 8:31
Dhe të të tregojë se unë nuk i numëroj mëkatet e tua …2 Korintasve 5:18-19
Jezusi vdiq që ti dhe unë të mund të pajtohemi …2 Korintasve 5:18-19
Vdekja e tij ishte shprehja më e madhe e dashurisë sime për ty …1 Gjoni 4:10
Unë dhashë gjithcka që doja në mënyrë të fitoja dashurinë tënde …Romakeve 8:31-32
Nëse ti pranon dhuratën e birit tim Jezus, ti më pranon mua…1 Gjoni 2:23
Dhe asgjë nuk do të na ndajë kurrë më nga dashuria ime …Romakeve 8:38-39
Eja në shtëpi dhe unë do të bëj festën më të madhe që është bërë ndonjëherë në qiell …Luka 15:7
Gjithmonë kam qënë Ati, dhe gjithmonë do të jem Ati …Efesianët 3:14-15
Pyetja ime është…A do të jesh ti fëmija im? …Gjoni 1:12-13
Unë po të pres …Luka 15:11-32
Me dashuri, Ati Yt.
Zoti i Gjithpushtetshëm
Albanian Father’s Love Letter translated by Dorela Shani. Used by permission Father Heart Communications
Copyright 1999-2004 www.FathersLoveLetter.com
Assinar:
Postar comentários (Atom)
Nenhum comentário:
Postar um comentário